UET, master ndërkombëtar në Qeverisje Korporatash
(UET) në bashkëpunim me programin e International Finance Corporation (IFC) pjesë e World Bank Group, financuar nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike, kanë hapur një program master ndërkombëtar në gjuhën angleze, i cili titullohet “Qeverisja e Korporatave”. Qëllimi i programit është t’u japë studentëve njohuri gjithëpërfshirëse mbi qeverisjen, vendimmarrjen dhe mënyrat e menaxhimit në nivelin e korporatave, e parë nga një sërë perspektivash. Programi është i përqendruar tek teoritë kryesore, lidhur me natyrën e korporatave dhe vendin e tyre në shoqëri, teoritë e firmës dhe ndikimet për qeverisjen e korporatave dhe ka si synim të vlerësojë efektivitetin e normave të qeverisjes së koorporatave dhe institucioneve për të përmbushur qëllimet e tyre. Të dyja institucionet, Ambasada e Zvicrës dhe IFC, si pjesë e Bankës Botërore që kanë zgjedhur Universitetin Europian të Tiranës, si një institucion serioz, solid dhe i qëndrueshëm kanë shprehur besimin e tyre se ky do të jetë një bashkëpunim afatgjatë.