E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, drejt maxhorancës në dy komisione parlamentare

 

BLEDAR HOTI

Raportet e ngushta në Kuvend dhe kalimi i deputetëve në poste ministrore do të detyrojë Partinë Demokratike që të lëshojë maxhorancën në disa prej komisioneve parlamentare. Me përbërjen e kabinetin qeveritar, Kuvendit i mbeten 60 deputetë të maxhorancës, përballë 66 që ka opozita. Mbi bazën e kësaj komisionet, të cilat nuk kanë ndonjë peshë të madhe, mund të jenë me maxhorancën të majtë. Kështu komisionet parlamentare i Integrimit dhe i Punës Sociale dhe Shëndetësisë mund të rrëmbehen nga opozita. Në seancën e fundit parlamentare, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli bëri të ditur se këto tre grupe do të lihen për t’u drejtuar nga ana e opozitës. Kjo mund të sjellë edhe ndryshimin e raporteve ndërmjet PD-së dhe PS-së. Në bazë të nenit 20 të Rregullores, “në komisionet e përhershme marrin pjesë të gjithë deputetët dhe përbërja e tyre, për aq sa është e mundur, pasqyron grupet parlamentare, sipas përpjesëtimit që zënë në Kuvend. Kryetari i Kuvendit dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave nuk mund të jenë anëtarë të komisioneve të përhershme”.
Tetë komisionet
Në përbërjen e re të komisioneve vihet re që komisioni parlamentar i Ligjeve ka numrin më të madh të deputetëve të maxhorancës, gjithsej me 11 veta. Ai do të drejtohet sërish nga demokrati Ilir Rusmali, ndërsa sekretar do të caktohet demokrati Eduart Halimi. Komisioni parlamentar i Ekonomisë është i dyti për numrin më të madh të deputetëve, me 10 gjithsej. Në drejtimin e saj është rikonfirmuar Eduart Spaho, i cili do të ketë si sekretar deputetin e ri Igli Cara. Veprimtaria Prodhu-ese dhe Kultura renditen më pas me numrin më të madh të deputetëve. Jemin Gjana do t’i rikthehet drejtimit të këtij komisioni që dikur ka pasur emrin “Bujqësia”. Ndërsa në postin e sekretarit do të jetë Osman Metalla. Kreu i komisionit të Mjeteve të Informimit Publik do t’i lihet opozitës, ndërsa dy drejtuesit e tjerë janë demokratët Mark Marku dhe Ismail Hoxha. Deputeti i PD-së, Leonard Demi, është rikonfirmuar në postin e Kryetarit të Komisionit të Sigurisë, ndërkohë që postin e sekretarit do ta mbajë demokrati Luan Skuqi. Komisioni i Politikës së Jashtme do të drejtohet nga ish-nënkryetari i Kuvendit, Fatos Beja, ndërsa Aldo Bumçi, është larguar nga Ligjet, për t’u caktuar nënkryetar i komisionit të Integrimit. Dy komisionet që mund të cilësohen si më të rëndësishmet, i Ligjeve dhe i Ekonomisë, ka në përbërje anëtarë që kanë eksperiencë në fushën që mbulojnë. Në Komisionin e Ligjeve, PD-së nuk i mungojnë juristët, ndërsa në atë të Ekonomisë rifuten një pjesë e zëvendësministrave dhe këshilltarëve ekonomikë, si Florian Mima, Shrefedin Shehu dhe Selami Xhepa.

Drejtuesit dhe anetaret e Komisioneve

Komisioni i Ligjeve
Ilir Rusmali kryetar
Eduart Halimi sekretar
Viktor Gumi
Dashnor Sula
Arenza Trashani
Paulina Hoti
Genc Strazimiri
Astrit Bushati
Enkelejd Alibeaj
Ylli Lama
Nasip Naço

Komisioni i Ekonomisë
Edmond Spaho kryetar
Ilgli Cara sekretar
Florian Mima
Sybi Hyda
Selami Xhepa
Shrefedin Shehu
Ledina Aliolli
Albana Vokshi
Gjok Uldedaj
Lefter Koka

Komisioni për Sigurinë Kombëtare
Leonard Demi kryetar
Luan Skuqi sekretar
Fatos Hoxha
Paulin Sterkaj
Astrit Patozi
Lefter Maliqi
Vasillaq Ngresi

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese
Jemin Gjana kryetar
Omsan Metalla sekretar
Ardian Kollozi
Ardian Turku
Ilir Bano
Bedri Hoxha
Besnik Dushaj
Gezim Dibra
Dashamir Tahiri

Komisioni i Mjetet të Komunikimit dhe Informimit
Mark Marku nënkryetar
Ismail Hoxha sekretar
Mesila Doda
Ardiana Gjoni
Rajmonda Bulku
Kreshink Çipi
Edi Paloka
Gjergji Papa

Komisioni Integrimi
Bumçi nënkryetar
Kadilli sekretar
Gerti Bogdani
Rahim Çota

Komisioni i Shëndetësisë
Tritan Shehu nënkryetar
Rajmond Hoxha sekretar
Flamur Noka
Mehmet Xheka
Ndue Paluca
Vangjel Dule

Politika e Jashtme
Fatos Beja kryetar
Luaçiano Boçi sekretar
Lajla Pernaska
Gamzend Oketa

Grupi parlamentar
i LSI-së
Lefter Koka kryetar grupi
Nasip Naço nënkryetar
Ilir Meta
Dritan Prifti
Paulin Stërkaj sekretar
Ismail Hoxha
Rajmond Hoxha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›