Superkupa, e Barcelonës

Nga Express më 12 gusht 2011 në ora 16:49
Ylli i ri i Barcelonës, Thiago Alcantara është optimist se ekipi i tij do të mposhtë Real Madridin dhe do të fitojë Superkupën e Spanjës.
Dy rivalët e përbetuar spanjollë ndeshen mes vete si kampion i ligës (Barcelona) dhe fitues i Copa del Rey (Reali). Thiago nuk sheh arsye pse ekipi i tij të mos e fitojë titullin e parë të sezonit.
“Është shumë e thjeshtë. Mendoj se Barcelona do të fitojë dhe do ta marrë trofeun. Kur jeni mjeshtër në mbrojtje dhe sulm, mbani shumicën e posedimit, ju jeni në pozitë shumë të mirë për të fituar”, tha ai për Sport.