E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankara-Prishtinë shpejt pa viza

Autori i Lajmit: red.
Turqia do ta hapë shumë shpejt ambasadën e saj në Kosovë. Lajmin e bëri të ditur shefi i Zyrës së Turqisë në Kosovë, Mustafa Sarniç. Ai tha gjithashtu se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë zhvillimin ekonomik të Kosovës. Sarniq i bëri këto komente në Prishtinë me rastin e hapjes së Odës Tregtare Kosovare-Turke, e cila ka për qëllim vendosjen e lidhjeve të reja ekonomike midis dy vendeve. Diplomati turk paralajmëroi se Turqia do të heqë regjimin e vizave për qytetarët kosovarë, menjëherë pasi Kosova të hapë përfaqësinë e saj diplomatike në Ankara.
Ky lajm është publikuar: 03/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›