E Diel, 1 Nëntor 2026

Sivjet në Rinas kaluan 540 mijë pasagjerë

Autori i Lajmit: red.
Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës shënoi një rritje prej rreth 19 për qind në 6 muajt e parë të këtij viti.
Sipas të dhënave zyrtare, TIA ka regjistruar një numër prej 540,585 pasagjerësh në gjysmën e parë të vitit 2008, duke shënuar kështu një rritje në masën 19 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Shifrat
Burimet e mësipërme bënë të ditur se pas përmbushjes së shifrës së 1 milion pasagjerëve në vitin 2007, është shënuar sërish rritje në numrin e pasagjerëve me rreth 19% gjatë gjysmës së parë të vitit, çka është kombinuar me rritje edhe në lëvizjet e trafikut ajror. Deri në shtator 2009 në këtë aeroport do të investohen afërsisht 20 milionë euro për zgjerimin e tij në mënyrë që t i përgjigjen kësaj rritjeje. Ndërsa shumë shpejt Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës do të jetë i aftë të presë 1.5 milionë pasagjerë. Që nga prilli i vitit 2005 e deri në vitin 2007 në aeroportin "Nënë Tereza" u investuan më shumë se 50 milionë euro me ndërtimin e një terminali të ri për udhëtarët, me instalimin e pajisjeve të reja për shërbime dhe sigurinë, duke rritur ndjeshëm numrin e udhëtarëve, fluturimeve dhe kompanive ajrore që zbresin tani në Shqipëri.
Kompanitë e sigurimeve
Në të njëjtën kohë të gjitha përgjegjësitë për zhvillimin, operimin dhe menaxhimin e Tirana International Airport i takojnë Tirana International Airport, një kompani shqiptare me pronësi gjermano-amerikane. Aksionerët janë HOCHTIEF AirPort, DEG Deutsche Investitions-und Entëicklungsgesellschaft dhe Albanian-American Enterprise Fund. Janë 16 kompani që ofrojnë fluturime për destinacionin "Tirana" si: "Adria Airëays"; "Albanian Airlines"; "Alitalia"; "AlpiEagles"; "Austrian Airlines"; "Belle Air"; "British Airëays"; "Club Air"; "Hemus Air"; "JAT Airëays"; "Lufthansa"; "Malev Hungarian"; "Airlines"; "Olympic Airlines"; "Turkish Airlines".
Ky lajm është publikuar: 07/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›