E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një i vdekur dhe dy të plagosur në dy aksidente

Burimet zyrtare të policisë lokale thanë sot se "rreth orës 03.30 të ditës së enjte ka humbur jetën aksidentalisht shtetasi Krenar Licka nga qyteti i Lushnjes, ndërkohë që ka mbetur i plagosur rëndë 18-vjecari M.V, po nga ky qytet.Sipas burimeve, këta dy shtetas po udhëtonin me një autoveturë  tip "Volswagen" me targa TR42-64 J, edrejtohej nga 27 vjeçari Florjan Xhafa , banues po në qytetin e Lushnjes, kur janë përplasur me autoveturën tip “Benz” me targa VL 75-83 C, drejtuar nga 36 vjecari Altin Banushi, banues në qytetin e Vlorës.

Pas kqyrjes së vendit të ngjarjes, efektivat e komisariatit të policisë Lushnje, kanë ndaluar 27 vjeçarin Xhafa, pasi mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga ky i fundit. Mësohet se shtetasi M.V, ndodhet në Spitalin Ushtarak në Tiranë në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë, një grua është aksidentuar në aksin rrugor  aksin rrugor Elbasan – Peqin. Azbije Luli, 45-vjeç ka mbetur e plagosur rëndë pasi është përplasur me bordurën e rrugës nga një autobus. Shkak i aksidentit ka qenë ndalesa e gabuar e autobusit me targa të Durrësit me drejtues shtetasin Bardhyl Flaga.

Sipas burimeve, në momentin që autobusi ka tentuar të ndalojë  për të zbritur disa pasagjerë ka përplasur me bordurën e rrrugës 45 vjeçaren Azbije Luli, e cila po kalonte aty pranë në ato momente. E aksidentuara  ndodhet në spitalin kirurgjik të Elbasanit nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›