E Shtunë, 31 Tetor 2026

US Open, kualifikohen Klajsters dhe Peneta

Peneta, e cila renditet e 10-ta në klasifikimin e përgjithshëm dhe fituesja e turneut të Los Anxhelesit, mposhti numrin 7 të botës në tre sete me rezultatin 3-6, 7-6, 6-0. Në fazën tjetër, ajo do të ndeshet me amerikanen Serena Uilliams.

Në takimin tjetër për femra, tenistja belge Kim Klajsters, e rikthyer pas një periudhe dyvjeçare, ka bërë një paraqitje të mirë, duke mundur tenisten amerikane Venus Uilliams 6-0, 0-6, 6-4. Në çerekfinale Klajsters do të përballet me kinezen Na Li.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›