E Diel, 1 Nëntor 2026

We are the world, kënga e 25 viteve më parë, tani për Haitin

Porto Prince, 3 shkurt, NOA "We are the
world, kënga e njohur në të gjithë botën e krijuar 25 vjet më nga Michael
Jackson dhe Lionel Richie e regjistruar nga grupi i këngëtarëve të SHBA për
Afrikën, këtë herë do të bëhet për Haitin. Kënga do të ketë në mesin e saj këngëtarë
me emër si Barbra Streisand, Natalie Cole, Celine Dion, Tony Bennett, Kanye West,
Miley Cyrus, Carlos Santana, Brian Ëilson, Jennifer Hudson dhe Al Jardine e Beach
Boys.

Ndërsa do mungojnë të tjerë këngëtarë të
versionit origjinal si Bruce Springsteen, Tina Turner, Cyndi Lauper, Ray
Charles, Bob Dylan dhe Paul Simon. Këta do zëvendësohen nga këngëtarë të muzikës
rap apo hip-pop si Snoop Dogg, Lil Ëayne, Drake, LL Cool J dhe Black Eyed Peas.

Plani fillestar i këngës që alarmoi botën për
tragjedinë e urisë në Afrikë, këtë herë ka si objektiv për të ndihmuar popullin
haitian goditur nga tërmeti i 12 janarit.
Në vitin 1985, kënga "We are thë World", arriti të shesë në SHBA 7.5
milion kopje dhe të mbledhë 50 milionë dollarë për Etiopinë.

n.e/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›