Drejtori i ri: USAID do vazhdojë ndihmën ndaj reformave tuaja

Tiranë, 2 shkurt, NOA USAID-i do të vazhdojë
të mbështesë qeverinë shqiptare në arritjen e objektivave për reformat e ndërmarra.
Një fakt të tillë e ka deklaruar drejtori i ri i këtij organizmi në Tiranë, Jozef
Uilliams gjatë një takimi që ka zhvilluar me ministrin e Punëve të Jashtme, Ilir Meta. Ky i
fundit pasi i uroi punë të mbarë drejtorit të ri të USAID-it, vlerësoi asistencën
dhe rolin aktiv të USAID-it në Shqipëri. Meta theksoi se organizmi i USAID-i, nëpërmjet
programeve të ndryshme, ka ndihmuar konkretisht në arritjen e progresit në disa
aspekte të rëndësishme të reformave në Shqipëri si lufta kundër korrupsionit,
prokurimet publike, regjistrimi i biznesit, one-stop shop, lufta kundër
trafikimit të qënieve njerëzore etj.
Nga ana e tij, Uilliams falënderoi për urimet
e mirëseardhjes dhe siguroi se Gjithashtu, ai shprehu vendosmërinë dhe
angazhimin e tij personal për të thelluar më tej bashkëpunimin midis USAID-it,
qeverisë shqiptare dhe shoqërisë civile edhe në fusha të tilla si qeverisja
vendore, tatimet, transparenca dhe teknologjia e informacionit.
n.e/NOA