E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi paditetnga tre punonjës

03/02/2010  Për largimin nga puna
TIRANË- Padia e Ilir Zelës në gjykatë është pasuar edhe me tre padi të tjera, bërë nga punonjës të Kuvendit të Shqipërisë të larguar sipas tyre me pa ta drejtë nga detyra. Kanë qenë në të njëjtin vend pune me Ilir Zelën dhe kanë po të njëjtin objekt gjykimi. Jetmir Karini, Edlira Kasaj dhe Afrim Tonbuzi janë tre personat e tjerë, të cilët kanë paraqitur në gjykatë padi për “shfuqizim, ndryshim të aktit administrativ. Padia është bërë kundër Kuvendit të Republikës, që sipas tyre ka bërë një prishje të kontratës së punës para kohe. Në gjykatë është hedhur shorti për të gjitha paditë e paraqitura. Dhe secila padi do të ketë një gjyqtar më vete. Në paditë e paraqitura në gjykatë thuhet se kërkohet shfuqizimi i vendimit nr. 13 datë 26.11.2009, për lirimin nga detyra të një anëtari të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›