E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-agjenti i SHKB-së godet me grushte policin

Një ish-agjent i Shërbimit të
Kontrollit të Brendshëm, i
cili është arrestuar më parë
për shpërdorim detyre, ka përfunduar
sërish në prangat e policisë,
pasi ka rrahur një punonjës policie.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e
djeshëm, ndërkohë që Arjan
Shalari ka regjistruar arrestimin e
dytë vetjak. Burimet zyrtare të policisë
së Tiranës bënë të ditur se rreth
orës 01:50, nga shërbimet e Komisariatit
Nr. 2 u arrestua në flagrancë
Arjan Xhelal Shalari, 41 vjeç, banues
në Tiranë, me arsim 12 klasë, i
dënuar më parë për shpërdorim
detyre. Sipas informacioneve nga
uniformat blu, arrestimi i tij u krye
sepse në orën 01:30, gjatë shoqërimit
ka fyer e goditur me grushte
për shkak të detyrës një punonjës
policie. Por, nga të dhënat e
dosjes penale mësohet se ai ka
qenë dikur agjent i SHKB-së. Por,
vite më parë, ai është arrestuar për
grabitjen e mbetur në tentativë të
një makine, duke përdorur armën
e punës. Nga të dhënat e dosjes
personale të tij mësohet se me-
snatën e datës 4 dhjetor të vitit
2003, ai është arrestuar pas denoncimit
të një qytetari. Policia shpjegon
se ai ka qenë me punë agjent
në sektorin e informacionit të Drejtorisë
së Shërbimit të Kontrollit të
Brendshëm dhe më 03 dhjetor
2003, rreth orës 20:30, në rrugën
"Grigor Heba", ka tentuar të vjedhë
me pistoletë mjetin "Mercedes
Benz", pronë e shtetasit P.V. Në
paraqitjen e tij në gjykatë ai u shpreh
i penduar për ngjarjen dhe në atë
kohë deklaroi se ka qenë i dehur e
nuk mbante mend se çfarë kishte
ndodhur. Për këtë arsye, ai u dënua
vetëm për shpërdorim detyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›