Nishani, policëve: Larg politikës për zgjedhje
Tashmë që po afrohet data e zgjedhjeve parlamentare,
ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, i bën apel policisë
të distancohet nga politika dhe të mos përfshihet në debatet
për të. "Të zbatoni detyrat profesionale dhe askush të
mos bëhet pjesë e debatit politik. Policia e Shtetit ka detyra saktësisht
të përcaktuara", u shpreh Nishani. Këto deklarata të ministrit
u dhanë gjatë certifikimit të nënkomisarëve në akademinë
"Arben Zylyftari". Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Policisë së
Shtetit, Ahmet Prençi, shtoi se trajnimet që kryhen në Akademinë
e Policisë po ndihmojnë për zhvillimin profesional të secilit.
Gradën "Nënkomisar" e morën 18 punonjës të policisë, të cilët
mbanin prej disa vitesh gradën "Kryeinspektor". Në bazë të ligjit
të ri për Policinë e Shtetit, tashmë grada do të merret vetëm me
konkurs dhe në këtë konkurs duhet të marrin pjesë të gjithë
punonjësit e policisë, që plotësojnë kushtet e kërkuara nga ligji.