Qeveria u heq makinat 430 zyrtarëve
13/10/2009 Hyn në Kuvend projekti që zvogëlon shpenzimet e administratës për transportin
Vetëm 30 funksionarë të lartë do të kenë shoferë, të tjerët do të trajtohen me bonuse
Nga 450 funksionarë shtetërorë në nivel qendror dhe lokal që aktualisht përfitojnë shërbim transporti nga shteti, vetëm 30 prej tyre do të kenë në dispozicion makina me shoferë. Pjesa tjetër do të rimbursohet me lekë me nga 150 mijë deri 450 mijë në muaj, sipas kategorive të ndara nga Ministria e Financave sipas nevojshmërisë së transportit. Ndërkohë një kategori më vete do të përbëjnë punonjësit e ministrive, institucioneve qendrore dhe të varësisë, të cilëve shërbimi i transportit për të përmbushur detyrat e lyre funksionale do t’u ofrohet nga institucioni përkatës. Ky shërbim do të kryhet me mjetet në përdorim të institucionit, të cilat përdoren në çdo rast vetëm me autorizim apo urdhër të titullarit. Përcaktimet janë bërë në projektin më të ri të qeverisë “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët e lartë dhe nëpunësit civilë”, projekt që synon reduktimin e shpenzimeve administrative.
Kategoritë përfituese
Në kategorinë e parë përfshihen funksionarët më të lartë të shtetit dhe politikës, u caktohen automjet dhe shofer në dispozicion të përhershëm, shpenzimet e të cilëve përballohen nga buxheti i institucionit përkatës. Këta funksionarë me përjashtim të Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit, nëse dëshirojnë t’i përdorin ato edhe për qëllime që nuk lidhen me funksionin që ushtrojnë (në ditë festash zyrtare, fundjavave, lejeve vjetore), duhet të derdhin në Drejtoritë e Përgjithshme të Financave një shumë prej 50 000 lekë në vit. Kategoria e dytë, ku përshihen të gjithë funksionarët e përcaktuar në lidhjet 2 e 3, u caktohet një përfitim financiar mujor për shërbime transporti në përmbushje të detyrave të tyre funksionale. Për çdo deputet masa e përfitimit financiar mujor do të miratohet me vendim të Kuvendit në bazë të distancës me zonën që ai përfaqëson, por ajo s’do të jetë më e lartë se 45 000 lekë në muaj. Kategoria e tretë, ku përshihen funksionarë të nivelit drejtor i përgjithshëm, titullar institucioni, titullar i ndërmarrjeve publike, që nuk përfshihen në kategorinë e parë dhe në të dytën, do të marrin një përfitim financiar mujor që do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, por jo më shumë se 15 000 lekë në muaj. Ata që përfitojnë financiarisht çdo muaj nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga shërbimi i transportit që ofrohet për administratën. Të gjitha automjetet e tepërta në dispozicion do të transferohen në Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit për t’u shitur në ankand, ku e drejta e parablerjes u takon funksionarëve që trajtohen me përfitim financiar. Të ardhurat e mbledhura nga shitja e tyre do të derdhen në buxhetin e shtetit.
Kostoja financiare
Kostoja financiare për fitues, sipas këtij projektligji, është 38 222 lekë nga 1 524 144 lekë në vit sa është aktualisht. Efekti financiar në total është 206 400 000 lekë në vit, ku përfitojnë 450 persona. Këtu përjashtohen përfituesit nga makinat në dispozicion të administratës qendrore dhe të varësisë, pasi ata do të përcaktohen me vendim të KM-së.