Uashingtoni emëron ambasadoren e parë në Prishtinë
Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoleza Rajs, zyrtarizon emërimin e ambasadores së parë amerikane në Kosovë, 5 muaj pas deklarimit të pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
Në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin kosovar, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi, Rajs deklaroi se detyra e diplomates amerikane në Prishtinë i është besuar Tina Kaidanow. Rreth 43 shtete, mes të cilave dhe SHBA, Italia, Franca kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa nuk pranojnë të njohin pavarësinë e saj, (përveç Serbisë) Spanja, Kina dhe Rusia. Presidenti kosovar, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Thaçi ndodhen prej disa ditësh në Uashington në një vizitë zyrtare, e para pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Gjatë ditës së djeshme dy udhëheqësit kosovarë u takuan me sekretaren amerikane të Shtetit, Kondoleza Rajs, e cila u shpreh e bindur se Kosova do të ketë të ardhme të shkëlqyer dhe konfirmoi mbështetjen e Uashingtonit për Kosovën.