E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhëheqësi i ri koreanoverior merr një tjetër post të rëndësishëm

Organi kryesor i Partisë Komuniste të Koresë së Veriut, “Rodong Simmun”, shkruante sot se trashëgimtari i Kim Xhong Il-it, Kim Xhong UN, ka marrë një tjetër post të rëndësishëm, atë të udhëheqësit të Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve.

Ky post i jep atij autoritetin për vendimarrje në një nga institucionet më të larta të vendit. Agjencia koreane e lajmeve e quajti gjeneralin Kim “udhëheqësin suprem të forcave të armatosura revolucionare”, si dhe “komandant suprem”, përdorimi i parë i këtij titulli, që e kishte mbajtur më parë i ati.

Kim Xhon Un po ashtu është gjeneral me katër yje, edhe pse ka pak eksperiencë në fushën ushtarake dhe është nën moshën 30 vjeçare. /voa/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›