E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhëheqja dhe partneriteti, asnjëherë më të rëndësishme se tani

Ky është një vit tejet i rëndësishëm për aktivitetin e Kombeve të Bashkuara. Sapo kemi kaluar në gjysmën e dytë të përpjekjes për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit – vizioni ynë i përbashkët për të ndërtuar një botë më të mirë në shekullin 21. Tashmë jemi dëshmitarë më shumë se kurrë më parë se kërcënimet e shekullit 21 nuk kursejnë askënd. Ndryshimi klimatik, përhapja e sëmundjeve dhe armëve vdekjeprurëse dhe shpërthimi i terrorizmit në zonat kufitare. Nëse dëshirojmë të çojmë përpara zhvillimin e përbashkët global, ne duhet të sigurojmë të mira publike globale.

Shumë vende akoma nuk janë në rrugën e duhur për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit deri në datën e synuar 2015. Unë vetë jam thellësisht i shqetësuar mbi ndikimin e krizës globale financiare. Asnjëherë më parë nuk kanë qenë kaq të rëndësishme udhëheqja dhe partneriteti.

Kjo e bën edhe më të spikatur suksesin tonë në takimin e nivelit të lartë mbi OZHM-të në shtator. Ne kemi bashkuar një koalicion të gjerë për ndryshim, qeveritë, kompanitë e biznesit dhe shoqërinë civile. Ne kemi krijuar angazhime të paprecedentë për mbështetjen dhe partneritete në ndihmë të të varfërve kudo në botë.

Rezultati përfundimtar nuk është arritur, por shuma e premtuar në takimin e OZHBM-ve mund të kalojë 16 miliardë dollarë.

Partneriteti është rruga e së ardhmes. Hidhni një vështrim mbi të dhënat e malaries. Përpjekja jonë globale për malarien na çoi në shtypjen e një sëmundjeje që vret një fëmijë çdo 30 sekonda. Kjo është arritur nëpërmjet planifikimit të vëmendshëm për vendet. Më shumë fonde ndihmë. Menaxhim global të mirëkoordinuar. Mjetet më të mira të teknologjisë dhe shkencës.

Ne kemi nevojë për modele si këto në mënyrë që të zgjidhim sfida të tjera, duke përfshirë ndryshimin klimatik, sidomos me afrimin e konferencave që do të zhvillohen në Poznan dhe Kopenhagen. Ne duhet të ngulmojmë për arritjen e të gjitha Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit.

Le t’i bazojmë përpjekjet tona mbi këto që këtej e tutje. Nuk ka kohë për të humbur. Kombet e Bashkuara duhet të arrijnë rezultate për një botë më të sigurt, më të shëndetshme e më të pasur. Në Ditën e Kombeve të Bashkuara, u bëj thirrje të gjithë partnerëve tanë dhe udhëheqësve për të mbajtur premtimet duke bërë pjesën e tyre.

*Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›