E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia cmonton celularin bombe

Forcat anti-eksploziv kanë çmontuar në Durres një telefon celular në mekanizmat e të cilit ndodhej një sasi lëndë plasëse e dyshuar si tritol. Lënda plasëse sipas ekspertëve në vendngjarje ishte e mbështjellë me natriban.
Njoftimi për sendin në fjalë ka mbërritur në policinë e Durrësit rreth mesdites, ku thuhej që në afërsi të një karburanti ne Shkozet gjendet një celular-bombë
Brenda pak minutave policia ka mbërritur në vendngjarje, ku fillimisht ka bërë të mundur evakuimin e banorëve përreth dhe automjeteve të cilët kalonin aty, duke bllokuar aksin nga rreth rrotullimi i Shkozetit në drejtim të autostradës Tiranë Durrës.
Edhe pse ende nuk dihet cili ka qenë objektivi për tu vendosur kjo bombe, specialistët thane se po hetohet në disa pista.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›