E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhëtim për kujtimin e 100 vjetorit të aksidentit të Titanicut

Një anije udhëtarësh pas gati dy vjetëve do të niset të njëjtës rrugë nëpër të cilën ka kaluar anija Titanic (në foton e parë) në vitin 1912, kurse në të do të gjenden edhe anëtarët e familjeve të viktimave, u njoftua në Londër.

Planifikohet që anija Balmoral (në foton 2) më 14 prill 2012 të gjendet pikërisht në vendin ku janë fundosur mbeturinat e Titanicut para 100 vjetësh. 
 
Balmoral do të niset më 8 prill 2012 nga porti i Southamptonit në jug të Anglisë, për t’ ankoruar së pari në Cherbour në veri të Francës dhe portin Kobe në jug të Irlandës, ka njoftuar kompania Mails Morgan taravel, e cila e organizon këtë ekskursion. 

Pastaj anija do të lundrojë drejt Atlantikut verior, në mënyrë që natën ndërmjet 14 dhe  15 prillit të arrijë pikërisht në vendin ku Titanicu është përplasur me ajsbergun dhe është fundosur në thellësi prej 8 kilometrave, duke tërhequr me vete 1 500 udhëtarë.

Në vendin e katastrofës do të mbahet edhe ceremonia në kujtim të viktimave. Pas kësaj anija do të vijojë rrugën për në New York.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›