Në Rio, të shtunën shorti i Botërorit, Shqipëria në vazon e katërt
RIO DE ZHANEIRO- Ditën e shtunë, në orën 20 me orën shqiptare, në Rio de Zhaneiro Shqipëria do të njohë kundërshtarëtb e saj në grupin kualifikues për Botërorin e vitit 2014. Në Brazil do të hidhet shorti për fazën eliminatore të Kupës së Botës, që vjen në një moment tejet të përshtatshëm për futbollin shqiptar.
Kjo, pasi kombëtarja kuqezi ndodhet aktualisht në vendin e 32-të në Evropë, pra në vazon e katërt, gjë që do të thotë se do të ketë dy skuadra më të dobta në grup, ndryshe nga edicionet e shkuara. Delegacioni shqiptar i kryesuar nga presidenti i FSHF-së Armand Duka është nisur për në Rio dhe në fundjavë do të mësohen kundërshtarët. Për herë të parë në histori, Shqipëria shkon në një short Botërori në pozita kaq të favorshme.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)