Udhëtonte me motor, aksidentohet 12- vjeçari
ELBASAN-Një 12- vjeçar me banim në qytetin e Peqinit ka mbetur i dëmtuar rëndë si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Kryqëzimi i Gjocajt, në superstradën Peqin-Rrogozhinë. Automjeti tip Benz me targë LB 2028 A, i drejtuar nga shtetasi Sami Kënga, 61-vjeç, me banim në Librazhd është përplasur me një motor pa targa të drejtuar nga 12-vjeçari Aleksandër Kuqi me banim në Peqin. Djaloshi është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit dhe ndodhet në gjendje serioze për jetën. Sipas të dhënave paraprake, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e automjetit dhe humbja e kontrollit të motoçikletës nga 12-vjeçari. Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit ndaj të cilit është ngritur akuza e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Ky segment paraqitet mjaft problematik për sa i përket aksidenteve.