Udhëzimi i Konkurrencës: Si parandalohet korrupsioni në tendera
Autoriteti i Konkurrencës ka përpiluar një udhëzim, nëpërmjet të cilit entet e prokurimit në institucionet buxhetore do të mund të shmangim monopolin dhe për pasojë korrupsionin në tendera. Ja të gjitha detajet e udhëzimit
Të gjitha agjencitë e prokurimeve publike, tanimë mund të përgatiten për të parandaluar korrupsionin gjatë një tenderi me prokurim publik. Autoriteti i Konkurrencës me ndihmën financiare të Bashkimit Europian ka hartuar dhe publikuar një udhëzim, i cili paraqet hapat që mund të ndërmerren nga agjencitë e prokurimeve për të bërë sa më efektive konkurrencën në prokurimet publike dhe për të ulur
riskun e marrëveshjeve të fshehta në oferta. Referuar udhëzimit, agjencitë e prokurimeve mund të shquajnë marrëveshjet e fshehta duke nisur studimin që nga tregu e deri tek paraqitja e dokumentacionit për tender, ku mund të vërejnë qartësisht korrupsionin që është përgatitur në lidhje me procesin e tenderit publik.
Sipas udhëzimit, zhvillimi i ekspertizave të brendshme është një hap, i cili duhet bërë sa më shpejt të jetë e mundur, për të qenë i informuar mbi karakteristikat e tregut në të cilin do blesh si dhe aktivitetet e fundit industriale apo prirjet që kanë tendencën të dëmtojnë konkurrencën në tender. Gjithashtu, agjencitë e prokurimeve duhet të përcaktojnë nëse në tregun në të cilin do bëhet blerja, ka karakteristika të cilat bëjnë të mundur marrëveshjet e ndaluara. Ky hap duhet të ndiqet nga mbledhja e informacioneve mbi furnizuesit potencialë, produktet e tyre, çmimet e tyre dhe kostot e tyre. Gjithashtu, udhëzimi këshillon që të mblidhen edhe informacione për tenderat e zhvilluar më parë për produkte të njëjta ose të ngjashme. Udhëzimi këshillon të shmangë sa më shumë kufizimet për konkurrentët e huaj. Mënyra se si janë shkruar kërkesat e tenderit, ndikon drejtpërdrejt në numrin dhe llojin e operatorëve që tërhiqen nga tenderi, kështu që ndikojnë në suksesin e procesit të selektimit. Sipas udhëzimit, tenderat e planifikuar në mënyrë të parashikueshme dhe sasi të pandryshueshme, në blerje apo shitje, mund të lehtësojnë marrëveshjet e fshehta. Udhëzimi nxit që të parandalohet të shkohet në një tender kur kontrata është akoma në hapat e parë të specifikimeve, përcaktimi sa më i saktë i kërkesave është kyçi për një prokurim sa më të mirë. Nënkontraktimet si edhe praktikat e fshehta të një sipërmarrjeje të përbashkët mund të ngrenë dyshime. Sipas udhëzimit, i njëjti ofertues paraqitet shpesh si ofertuesi me ofertën më të ulët. Ka një shpërndarje gjeografike të fituesve të tenderave. Dhe disa ndërmarrje marrin pjesë në tendera, të cilët i fitojnë vetëm në një sipërfaqe gjeografike të caktuar.
Sjelljet e ofertuesve
• Ofertues të rregullt kanë dështuar në paraqitjen e ofertës në një tender, në
të cilin ata normalisht pritej të ofertonin, por vazhdojnë të ofertojnë për
tendera të tjerë.
• Disa ofertues papritur tërhiqen nga ofertimi.
• Disa ofertues gjithmonë ofertojnë por asnjëherë nuk fitojnë.
• Secila kompani duket sikur merr kthesë me të fituar ofertën.
• Dy ose më shumë biznese marrin përsipër një ofertë të përbashkët
• Fituesi i tenderit në mënyrë të përsëritur u nënkontrakton jo-fitimtarët.
• Ofertuesi fitues nuk pranon kontratën dhe më vonë gjendet se ka nënkontraktuar.
• Konkurrentët në mënyrë të rregullt mbajnë takime përpara kohës limit të tenderit.
Shenjat paralajmëruese në dokumente
• Gabime të njëjta në dokumentet e ofertës.
• Oferta nga ofertues të ndryshëm kanë përmbajtje të njëjta
• Dokumentet e ofertës së një ofertuesi mund të përmbajnë referenca të
një ofertuesi tjetër konkurrues, nr. telefoni ose faxi.
• Oferta nga ofertues të ndryshëm kanë të njëjtat gabime në llogaritje.
• Oferta nga ofertues të ndryshëm kanë të njëjtat shifra.
• Paketimi i dokumenteve nga ofertues të ndryshëm kanë të njëjtën vulë.
• Oferta nga ofertues të ndryshëm kanë të njëjtat ndryshime.
• Konkurrentët marrin pjesë në tendera të njëjtë.
Shenja paralajmëruese për çmimin
• Një rritje e papritur identike në çmim ose përqindje çmimi.
• Zbritje ose skonto të parashikuara që humbasin papritmas.
• Çmimet identike
- Çmimet e furnizuesve kanë qenë të njëjta për një kohë të gjatë
- Çmimet e furnizuesve më përpara kanë qenë të ndryshme nga njëra-tjetra;
- Ofertuesit rrisin çmimet dhe kjo gjë nuk justifikohet nga rritja e kostos;
- Ofertuesit eliminojnë zbritjet
• Një diferencë e madhe midis çmimit të ofertës fituese dhe ofertave të tjera.
• Oferta e një ofertuesi të caktuar është shumë herë më e lartë
• Ka ulje domethënëse të çmimit mbas paraqitjes së një oferte nga një ofertues i ri
• Ofertues lokalë ofertojnë me çmime të larta për dorëzime lokale
• Kosto transporti të njëjta specifikohen nga kompani lokale dhe jolokale.
• Vetëm një ofertues kontakton me grosistët
Paraqitjet e dyshimta të ofertuesve
• Referenca të shkruara ose “të folura” për një marrëveshje rreth ofertuesve.
• Formula në të cilat ofertuesit justifikojnë çmimet në referenca
• Formula të cilat dëshmojnë se ndërmarrje të caktuara nuk shesin në zona
të caktuara
• Formula të cilat dëshmojnë se një zonë ose një klient i përket një ofertuesi
tjetër.
• Formula që tregojnë të dhëna jo-publike mbi çmimet e konkurrentëve apo
detajet e ofertave, ose bëjnë të njohur më përpara suksesin ose dështimin
në një konkurs për të cilin nuk janë publikuar akoma rezultatet.
• Formula që tregojnë se një ofertues paraqet për mirësjellje, plotësim,
Dhuratë
• Përdorni të njëjtën terminologji për ofertues të ndryshëm kur shpjegohet
rritja e çmimit.
• Pyetje ose shqetësime të shprehura për Certifikatën e Ofertës së Pavarur,
ose shenja, të firmosura ose të pafirmosura
• Letra të mbyllura nga ofertuesit të cilët refuzojnë të zbatojnë kushte të caktuara
të tenderit, ose referuar bisedimeve, mbase brenda një shoqërie tregtare.
Sjellje të dyshimta të ofertuesve
• Ofertuesit bëjnë takime përpara se të paraqesin ofertat
• Ofertuesit në mënyrë të rregullt bëjnë takime, bisedojnë së bashku.
• Një operator kërkon një paketë ofertash për veten dhe për një konkurrent
• Një ofertues paraqet së bashku me ofertën e tij edhe atë të një tjetri.
• Një ofertë është paraqitur nga një ofertues i cili e ka të pamundur.
Përmbushjen e kontratës.
• Një ofertues sjell oferta të shumta në një ofertim të hapur dhe zgjedh cilën
nga ofertat duhet të paraqesë mbasi përcakton se kush oferton tjetër.
• Disa ofertues bëjnë kërkesa të njëjta në agjencinë e prokurimit, ose
paraqesin të njëjtat kërkesa ose materiale.
AK: Ja si mund të abuzojnë kompanitë për të fituar tenderat
Pavarësisht se lufta kundër korrupsionit ka qenë dhe vazhdon të mbetet një nga prioritetet më të rëndësishme të qeverisë dhe një nga rekomandimet po të rëndësishme të BE-së për plotësimin e standardeve të integrimit, ky fenomen vazhdon të brejë shoqërinë shqiptare. Në broshurën e udhëzimit të Autoritetit të Konkurrencës, projekt i financuar nga Bashkimi Europian, tregohen të gjitha mënyrat se si kompanitë që konkurrojnë në një tender të caktuar bëjnë kompromis me njëra-tjetrën në mënyrë të fshehtë, por në dëm të prokurimeve publike dhe konsumatorit, duke ulur besimin publik në një proces konkurrues dhe zvogëlojnë përfitimet nga një treg konkurrues. Marrëveshjet e ndaluara në oferta janë praktika të ndaluara në të gjitha vendet pjesëmarrëse të OECD-së dhe si të tilla duhet të hetohen dhe sanksionohen sipas ligjit dhe rregullave të konkurrencës. Në disa vende të OECD-së, marrëveshjet në oferta janë të klasifikuara si vepra penale. Marrëveshjet e ndaluara në oferta, sipas broshurës së publikuar nga Autoriteti i Konkurrencës, ndodhin kur ndërmarrjet, të cilat supozohet të konkurrojnë, në mënyrë të fshehtë bien dakord për rritjen e çmimeve ose uljen e cilësisë së produkteve për blerësit, të cilët dëshirojnë të sigurojnë produktet dhe shërbimet nëpërmjet një procesi prokurimi.
Marrëveshjet e ndaluara
1) Oferta të mbuluara.
Oferta e mbuluar ndodh atëherë kur individët ose firmat, pranojnë të paraqesin oferta kur:
a) njëri nga konkurrentët pranon të paraqesë një ofertë më të lartë sesa
oferta e fituesit të përcaktuar;
b) njëri nga konkurrentët pranon të ofertojë me një shumë e cila është
shumë e madhe për tu pranuar si ofertë;
c) njëri nga konkurrentët paraqet një ofertë e cila përmban terma specifike
të cilat janë të papranueshme nga blerësi (autoriteti kontraktor).
Ofertat e mbuluara kanë për qëllim që të japin përshtypjen e një oferte të
pastër dhe një konkurrence të sinqertë.
2) Ofertat e përmbajtura
Skemat e ofertave të përmbajtura përfshijnë marrëveshjet midis konkurrentëve
në bazë të të cilave një apo më shumë firma bien dakord që të përmbahen nga
oferta (mos ofertojnë), apo të tërhiqen nga një ofertë e paraqitur në mënyrë
që oferta e përcaktuar fituese në marrëveshje të pranohet si e tillë.
3) Ofertat në rotacion
Në këtë skemë, ndërmarrjet në marrëveshje pranojnë të ofertojnë, por ato
bien dakord të rrotullojnë të qenit fitues ( kualifikohet ai me ofertën më të
ulët)
4) Shpërndarja e tregut
Konkurrentët ndajnë në copa tregun dhe bien dakord që të mos konkurrojnë për
një pjesë të caktuar konsumatorësh, ose në një pjesë të caktuar gjeografike.