Suarez mbetet në Liverpool

Sulmuesi Luis Suarez pret të qëndrojë në Liverpool sezonin e ardhshëm. Ylli uruguaian deri më tani gjatë këtij edicioni është përballur me probleme në fushë dhe jashtë saj.
Por, ai ka bërë të ditur se pret të mbetet në Anfield Road.
“Do të vazhdoj në Liverpool. Është e qartë se do të vazhdoj. Kam edhe katër vite në kontratën time dhe jam shumë i lumtur dhe i kënaqur të qëndroj këtu. Shpresoj të vazhdojnë të më ndodhin vetëm gjëra të mira”, deklaroi Suarez, realizues i njërit prej golave të Liverpoolit në fitoren 2-1 ndaj Evertonit në gjysmëfinale të FA Cup të shtunën.