Uidhers: “Gjyqtarët e ndershëm kanë mbështetjen tonë”
Për herë të parë ambasadori amerikan komentoi të dhënat e dala nga raporti i DASH-it. Kryediplomati u shpreh se ndaj Gjyqësorit nuk duhet të ketë presione politike
Laureta Rryçi
Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, i kërkoi dje Gjyqësorit shqiptar të punojë për forcimin e shtetit ligjor. Uidhers u garantoi gjyqtarëve se nuk do të jenë vetëm në këtë proces të rëndësishëm të demokracisë. Duke komentuar për herë të parë pas publikimit raportin e Departamentit të Shtetit (DASH) për të Drejtat e Njeriut, ambasadori Uidhers shpjegoi se në këndvështrimin e qeverisë së tij, nuk ka asgjë më të rëndësishme për një shoqëri demokratike se sa një sistem drejtësie i lirë, i pavarur dhe i ndershëm. Në mënyrë metaforike ai u bëri thirrje atyre që nuk e kanë lexuar raportin që ta lexojnë vetëm në këtë mënyrë.
Deklarata
“Është një deklaratë shumë e qartë, është një deklaratë shumë e fortë dhe ju nxis të gjithëve ju që nuk keni pasur mundësinë që ta lexoni me kujdes. Mendoj se të gjithë do të shihni që epiqendra e atij raporti është theksi mbi sundimin e ligjit në Shqipëri. Qeveria ime dhe Ambasada ime këtu mbështesim fort pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe jemi këtu për të ndihmuar në çdo mënyrë që mundemi ruajtjen e asaj pavarësie”, - deklaroi kryediplomati amerikan.
Më tej ai shtoi se nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa besnikëria ndaj parimeve të Kushtetutës, duke iu dhënë kështu një leksion të mirë të gjithë kryetarëve të gjykatave. “Nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa ndarja e pushteteve midis dhe ndërmjet degëve të ndryshme të qeverisjes. Nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa pavarësia e Gjyqësorit. Më lejoni të jem i qartë mbi ç’mendoj unë se çfarë nënkupton pavarësia e Gjyqësorit. Është pavarësia për të vendosur duke u bazuar vetëm mbi ligjin dhe faktet, të lirë nga presione politike dhe personale. Shqipëria duhet t’i përkushtohet mbrojtjes së pavarësisë së Gjyqësorit për të siguruar përparimin e saj demokratik. Çfarëdo kanosje ndaj kësaj pavarësie është një hap i qartë prapa”, - u shpreh Uidhers.
Mbështetja
Ambasadori Uidhers u kujtoi dje përfaqësuesve të gjyqtarëve të mos harrojnë se nëse do të japin drejtësi, do të kenë gjithmonë mbështetjen e shtetit amerikan. “E di që është jashtëzakonisht e vështirë që njerëzit të marrin qëndrime me kurajë në një mjedis politik që u bën presion. E di që është jashtëzakonisht e vështirë kur bëhen deklarata në gazeta e televizione, që ju vendosin ju në shënjestër të kritikave. Por unë i admiroj shembujt e shumtë që kam parë të gjyqtarëve që i janë besnikë vetëm ligjit dhe që në fund e kanë respektin për ligjin më të madh sesa frikën nga manovrat politike”, - vijoi me deklaratën e tij kryediplomati amerikan. Ky i fundit përfundoi deklaratën e tij duke u shprehur se kjo kategori gjyqtarësh asnjëherë nuk do të jetë vetëm.
3 Mars 2009