Uimbelldon, Federer eliminohet ne cerek-finale
Roxher Federer është eliminuar në çerekfinale të turneut të Uimbëlldonit. Zviceriani, 6 herë fitues i këtij Grand Slemi dhe raketa numër 3 në botë, është nxjerrë jashtë nga francezi Xho-Vilfred Tsonga, pas disfatës 3-2. 3-6, 6-7, 6-4, 6-4, 6-4 kanë qenë shifrat e këtij takimi, që pas dy seteve të para dukej se ishte në dorë të Federer.
Për zvicerianin është viti i dytë radhazi që eliminohet në çerekfinale të Uimbëlldonit. Ndërkohë, dje janë përcaktuar edhe dy çiftet gjysmëfinaliste të këtij turneu. Kështu, Tsonga do të ndeshet me serbin Novak Xhokoviç, ndërsa Andi Mërrei do të përballet me Rafael Nadal.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)