Uithers, fonde për muzeun mesjetar të Korçës
Ambasadori amerikan, Xhon Uithers, organizoi dje ceremoninë zyrtare për nënshkrimin e dy granteve për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Programi i Fondit të Ambasadorit për Trashëgiminë Kulturore (PFATK) ka akorduar 7800 dollarë për trajtimin konservues të objekteve parahistorike të Muzeut Mesjetar në Korçë. Zyra e Marrëdhënieve Publike e Byrosë së Çështjeve për Evropën, e Departamentit të Shtetit, ka akorduar 35000 dollarë për konservimin e kalasë së periudhës romake në Grazhdan të Dibrës. Zv/shefja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, Leigh Rieder, dhe drejtuesit e projekteve, Alma Bardho dhe Luan Perzhita, firmosën grantet, ndërsa ambasadori Withers firmosi si dëshmitar. Përfitues të mëparshëm të programit dhe specialistë të tjerë konservues ishin të pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme për ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.