Uji i pijshëm, zona e Saukut mbetet dy muaj pa ujë
Firma sipërmarrëse ndërpret punimet në rrjetin e ujësjellësit
Emanuela Sako
Banorët e Saukut prej dy muajsh po vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm. Ata janë të detyruar të përballojnë temperaturat e larta pa praninë e ujit në çezmat e shtëpive. Shkak për krijimin e kësaj situate është bërë ndërprerja e punimeve nga firma sipërmarrëse e zbatimit të projektit për rregullimin e tubacioneve. Firma sipërmarrëse J. sh.p.k Lezhë, fitoi tenderin për punimet në rrjetin ujësjellës lagja Sauk, Rruga me Plepa. Punimet kanë nisur më 20 qershor 2009, rreth 2 muaj më parë dhe firma i ka ndërprerë punimet duke lënë kanalet e hapura. Banorët e zonës janë ankuar pranë institucioneve përkatëse, por ende nuk kanë marrë një përgjigje për sigurimin e ujit në shtëpitë e tyre.
Situata
Banorët e zonës bëjnë të ditur se situata është alarmante, pasi u janë rikthyer mjeteve primitive për të siguruar ujin e pijshëm në disa çezma larg vendbanimeve. Ata janë të detyruar të sigurojnë ujin, duke shkuar një kilometër larg shtëpive. Banorët ankohen se nuk kanë me çfarë të gatuajnë, të lajnë rrobat, të kujdesen për higjienën e shtëpisë, apo të sigurojnë kushtet më minimale për familjen. Njëkohësisht, u duhet të përballojnë një kosto të lartë për blerjen e ujit me bidonë, në pikat e tregtimit të ujit të pijshëm. Një banor i Saukut shprehet se firma sipërmarrëse, dhe ato pak instalime tubash që kanë lidhur në lagje, i ka bërë të parregullta, pasi i ka bërë në varësi të pagesës nën dorë të marra nga drejtues punimesh. Të gjitha lidhjet janë bërë në tubacionin kryesor, të cilat janë jashtëligjshme. Kjo për arsye se nëse thithet uji nga pompat që do të vendosen në rrugë kryesore lagja nuk do ketë ujë. Sipas kontratës afati i këtij projekti është 42 ditë, po bëhen 60 ditë dhe punimet janë lënë për gjysmë.
Mungesa
Mungesa e ujit të pijshëm është bërë e zakonshme edhe në disa zona të tjera të kryeqytetit. Banorët e Unazës së Re po vuajnë prej disa muajsh nga mungesa e ujit të pijshëm. Sipas tyre, uji që rrjedh në tubacione është jashtë përdorimit për shkak të ndotjes. Kjo ndodh, pasi tubacionet qëndrojnë bosh për një kohë të gjatë dhe në momentin e shpërndarjes në të gjitha linjat, bëhet shpëlarja e tubave. Kjo ndodh edhe për shkak të ndërtimeve të reja që janë bërë në këtë zonë dhe ndërhyrjes në tubacione.
Helmimet për shkak të ujit të ndenjur
Uji i ndotur që rrjedh në tubacione bëhet shkak për një sërë ndotjesh bakteriale. Ndotja e ujit bëhet rrezik për jetën e qytetarëve. Por, përveç konsumimit të ujit të çezmave, problem tjetër mbetet edhe uji që tregtohet ambalazhuar, por nuk mbahet në ambiente të freskëta. Prandaj, konsumimi i ujit të pijshëm mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin në rast se nuk mbahet në temperaturë të ulët. Komplikacionet që shkakton uji nuk njihen shumë nga konsumatorët, të cilët i kushtojnë më shumë rëndësi ushqimit dhe më pak ujit. Specialistët e Drejtorisë së Higjienës, bëjnë të ditur se konsumimi i ujit mund të jetë i rrezikshëm në rast se është i ndenjur prej disa ditësh apo nëse nuk është ruajtur në temperaturë të ulët. Në këtë mënyrë uji do të ruajë freskinë dhe nuk lë vend për shtimin e krijimit të baktereve, pavarësisht se është i ambalazhuar. Mjekët infeksionistë shprehen se numri i pacientëve që kanë nevojë për kujdes mjekësor si pasojë e helmimit ushqimor rritet së tepërmi në këtë stinë. Shkak për këto helmime apo intoksikacione janë bakteret e salmonelës dhe shigelës, që gjenden në ushqimet. Për të shmangur këto probleme shëndetësore mjekët kërkojnë të bëhet kujdes edhe në përdorimin e ujit të pijshëm. Këto lloje infeksionesh apo helmime manifestohen me diarre, të vjella dhe temperature. Temperaturat e larta arrijnë të ndryshojnë balancën e përbërjes organike të ujit dhe në këtë mënyrë ndodh ndotja e ujit të pijshëm. Në këtë rast, nuk bëhet fjalë vetëm për ujin e pijshëm që rrjedh në çezma, por edhe për ujin e ambalazhuar. Prandaj qytetarët duhet të tregohen më të kujdesshëm kur blejnë ujin e ambalazhuar dhe të mos e blejnë në pikat e tregtimit ambulator, të cilat ekspozojnë në diell produktet. Mjekët infeksionistë flasim për shtim të rasteve të qytetarëve me helmim ushqimi. Ata pohojnë se janë rritur ndjeshëm rastet nga helmimet ushqimore, por edhe nga uji. Mjekët infeksionistë japin këshillat e nevojshme, për përdorimin e ushqimeve dhe bëjnë apel për të mospërdorimin e ushqimeve të blera nga shitësit ambulatorë. Specialistët theksojnë që qytetarët duhet të kenë kujdes edhe për ujin e pijshëm. Ata duhet të sigurohen që uji të jetë i freskët dhe jo i ndenjur. “Uji që rri mbi një ditë nuk duhet të konsumohet për të pirë. Ushqimet që gatuajmë është mirë të konsumohen brenda vaktit.
19 Gusht 2009