E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujkani është përmirësuar

Drejtori sportiv i Novarës, Cristiano Giaretta insiston se Samir Ujkani është përmirësuar shumë këtë sezon në Palermos. Portieri kosovar kaloi tri vjet huazim në ekipin nga Serie B, ndërsa këtë vit u rikthye përfundimisht në ekipin sicilian, ku është titullar i padiskutueshëm.

“Ujkani në veçanti më duket një numër 1 i shkëlqyeshëm. Fillimisht ishte pjesë e një nisme të mjegullt të sezonit, por tash është përmirësuar dhe po mbron mirë. ai është duke u konfirmuar dita ditës tek Palermo”, ka thënë Giaretta për uebfaqen italiane palermo24.net.

Përfaqësuesi shqiptar ishte transferuar në Palermo katër vjet më parë nga ekipi i të rinjve të Anderlechtit, ndërsa më pas ishte huazuar tek Novara. Pasi u zhvillua dhe u poq si portier, sivjet u rikthye në ekipin Rosanero dhe po konfirmohet si numër 1 i këtij ekipi.

Mediat italiane shkruanin se Ujkani mund ta humb vendin tek Palermo, pasi që fundjavën e shkuar mbrojti portieri Benussi, por ky i fundit luajti edhe për Kupë, që nënkupton se portieri kosovar mund të jetë titullar në kampionat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›