E Shtunë, 31 Tetor 2026

David Villa kalon 300 golat

Sulmuesi i Barcelonës, David Villa shënoi dy gola në fitoren 3-1 që katalanët regjistruan në Kupën e Mbretit përballë Deportivo Alaves, duke kaluar kuotën e 300 golave të shënuar në karrierë.

Me dy rrjetat në triumfin e skuadrës “blaugrana”, që u kualifikua pa problemet në fazën e 1/8-ave të aktivitetit, 30-vjeçari tashmë ka 301 rrjeta të shënuara me klubet ku është aktivizuar dhe me përfaqësuesen e Spanjës.

Villa ka realizuar 8 gola në 16 ndeshje në këtë sezon me Barcelonën, ndërsa prej transferimit në “Camp Nou” në vitin 2010, në total ai ka gjetur 40 herë rrugën e rrjetës.

Sulmuesi ka realizuar gjithashtu 40 gola me Sporting Gijon nga viti 2011 deri më 2003, 40 të tjerë me Real Zaragoza-n nga 2003 deri më 2005, përpara se të shënonte 128 gola me Valencian.

53 rrjeta të tjera, ai i ka realizyar me Kombëtaren e Spanjës, prej momentit kur ka debutuar në vitin 2005 dhe është golashënuesi më i mirë në historinë e “Furisë së Kuqe”.

David Villa është rikthyer në formë optimale, pas dëmtimit të tmerrshëm që pësoi në dhjetor 2011 gjatë Botërorit për Klube. Ai pritet të jetë një armë më tepër për skuadrën e drejtuar nga Tito Vilanova, që në këtë sezon synon të fitojë titullin dhe të triumfojë në Champions League.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›