Bajerni kampion i dimrit

Dymbëdhjetë fitore, një barazim dhe vetëm një humbje. 40 gola të shënuar dhe vetëm 5 të pësuar. Me këtë bilanc të jashtëzakonshëm, Bayern Munich është shpallur kampion i dimrit në Gjermani, kur kanë mbetur ende edhe tre javë nga mbyllja e fazës së parë në Bundesligë.
Kundër Freiburg-ut, gjithçka ishte e lehtë për skuadrën e Jupp Heynckes, që fitoi me rezultatin 2-0, me Mueller që zhbllokoi shifrat me 11-metërsh në të 12-ën.
Gjithçka u bë më e ehtë për Bayernin, pasi 5 minuta më pas kundërshtarët mbetën në inferioritet numerik pas kartonit të kuq të Fallou. Në minutat e fundit të ndeshjes për bavarezët shënoi Tymoschuk, që vulosi shifrat në 2-0.
Me këtë rezulatt, Bayerni ngjitet në kuotën e 37 pikëve dhe ka 10 më shumë se ndjekësit më të afërt të Bayer Leverkusen. Skuadra e “aspirinave” fitoi me rezultatin 4-1 në fushën e Ëerder Bremenit, duke i rrëmbyer vendin e dytë në klasifikim Borussias së Dortmundit.
Kampionët në fuqi të Gjermanisë kanë parë që diferenca nga Bayerni të shkojë në 11 pikë, ndërsa skuadra e Klopp kërcënohet nga Schalke e Eintracht Frankfurt.