Ukraina censurohet! Këngë kundër Putinit
Kënga që do të përfaqësojë Ukrainën në “Eurosong” ka ndezur një debat të ashpër me shtetin rus, pikërisht aty ku do të organizohet edhe festivali. Kënga konkurrueses e këtij viti i ka përplasur të dy shtetet për shkak të përmbajtjes së tekstit, ku sipas organizatorëve, ka përmbajtje politike kundër Kryeministrit rus, Vladimir Putin. 21-vjeçarja Anastasia Prikhodko ishte skualifikuar nga gara në Ukrainë pasi kënga e saj ishte më e gjatë seç e lejonin rregullat, si dhe nuk ishte një këngë e re. Nëse organizatorët e festivalit rusë kanë menduar se me këtë hap kanë dërguar një mesazh se ndërmjet fqinjëve sllavë nuk ka përçarje, atëherë kanë gabuar. Gjeorgjia ka thënë dy ditë më parë se ata do të skualifikohen nga festivali i “Eurovision”, që do të mbahet në Moskë në muajin maj, ku sipas organizatorëve, kjo gjë do t’i japë një shpullë të fortë Kryeministrit aktual, Vladimir Putin. Zyrtari i televizionit të këtij shteti, George Chanturia, ka thënë që Gjeorgjia do të tërhiqet, pasi nuk mund ta ndryshojë këngën, e cila titullohet, “We Don't Wanna Put In”.
Organizatorët e 43 shteteve të kësaj gare e kanë demantuar këngën ku sipas tyre, ata e kanë riorkestruar dhe rishkruar tekstin duke thyer kështu disa rregulla politike.
“Kënga jonë nuk përmban deklarata politike dhe transmetuesi publik nuk do ta ndryshojë tekstin dhe këngën. Për këtë refuzon të garoj në Moskë”, - ka thënë Chanturia, kryetar i produksionit në televizionin publik të Gjeorgjisë në një komunikatë për shtyp. Gjeorgjianët kanë shpifur për Rusinë e Putinit vitin e kaluar pas luftës në mes të dy vendeve, thonë rusët.
Grupi, “Stefane & 3G” kishin menduar që të këndonin këngën gjeorgjiane. Emri i Putinit është përfshirë në strofat e këngës me emrin Putinit, konkretisht në refren;
"We don't wanna put in,
Cuz negative move,
It's killin' the groove,
I'm gonna try to shoot in,
Some disco tonight,
Boogie with you".
(“Ne nuk e duam Put in-in,
Me lëvizje negative,
Ka zakon të vrasë rutinën
Provoj ta qëlloj dikë,
Në disko sonte,
Bashkë me ty...”.)
Chanturia, po ashtu ka thënë për transmetuesin publik të Gjeorgjisë se i ka shkruar trupit udhëheqës të “Eurovision Song Contest”, dhe Unionit të Transmetuesve Publik (EBU) për mosmarrjen pjesë në garë.
Ai po ashtu ka treguar edhe letrën ku u bëhet presion nga Rusia, e të cilën ia ka dërguar edhe EBU-së. Kjo e fundit nuk dëshiron të komentoj këtë rast. Vitin e kaluar 100 milion shikues të televizionit kanë shikuar Dima Bilan-in, i cili kishte fituar për herë të parë këtë garë, duke i dhënë të drejtë Rusisë që këtë vit të organizojë ngjarjen. Vendet e fundit, të cilët janë nxjerrë jashtë garës së Eurovisionit, ishte Libani me 2005 që përfaqësonte Izraelin dhe Serbia dhe Mali i Zi në 2006, sepse kishin vjedhur një këngë.