E Shtunë, 31 Tetor 2026

Violinistja ruse jep koncert në Tiranë

13/03/2009  Është një artiste e njohur në skenën ndërkombëtare. Këtë herë zgjodhi të shfaqet para publikut shqiptar. Violinistja ruse Elena Korzhenevich do të ngjitet sonte në një koncert me orkestrën simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar, në sallën e Akademisë së Arteve në Tiranë. Në koncertin e zhvilluar në kuadër të “Stinës koncertore 2008-2009” të orkestrës së RTSH-së, nën dirigjimin e Oleg Arapit, violinistja Korzhenevich dhe orkestra e RTSH-së do të sjellin për publikun vepra të njohura, si “Romeo dhe Zhulieta” nga Çajkovski, Romancën nr. 2 dhe Simfoninë nr. 8 të Bethovenit etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›