Ukraina dhe Shqipëria, të gatshme për dialog konstruktiv mes tyre

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta merr urime për detyrën e re, nga homologu i tij ukrainas, Khandogi
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, ka marrë dje një telegram urimi nga për detyrën e re, nga ministri i Jashtëm i Ukrainës, Volodymyr Khandogiy. I ngarkuari me detyrën e Ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Volodymyr Khandogiy, i drejtoi të hënën zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, Ilir Meta, një mesazh urimi me rastin e emërimit në këtë post. “Jam i bindur se falë përpjekjeve tona të përbashkëta, dialogu konstruktiv midis ministrive tona të Jashtme do të zhvillohet më tej, në dobi të popujve të Ukrainës dhe të Shqipërisë”, thuhet në mesazhin e zyrtarit të lartë ukrainas.