Ukraina në pritje të presidentit të ri

Ukrainasit votuan sot për presidentin e ri të vendit, në rrethin e dytë të zgjedhjeve, në të cilin garuan kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko dhe udhëheqësi i opozitës, Viktor Janukovic, zgjedhje këto të cilat mund të provokojnë sërish jo-stabilitet në Ukrainë.
Analistët kanë parashikuar një fitore të ngushtë të Janukovicit, por Tymoshenko është kërcënuar se do të organizojë protesta të reja, të ngjashme me “revolucionin e portokalltë” në vitin 2004, nëse është e mendimit se zgjedhjet kanë qenë jokorrekte.
Kontestimi i rezultatit do të zbehte edhe më shumë besimin në ekonominë e goditur nga kriza dhe mund të shtyjë negociatat me Fondin Ndërkombëtarë Monetar.
Euforia e vitit 2004, kur me anë të protestave u shfuqizua fitorja në zgjedhje e Janukovicit, është zhdukur, për shkak të grindjeve të vazhdueshme ndërmjet elitës politike, të cilat kishin paralizuar procesin e vendimmarrjes në Ukrainë.
“Vota imë është kundër të dy kandidatëve-nuk ka zgjedhje mes tyre, ngase nuk ekziston ndonjë dallim mes tyre”, tha Olga Petrenko, banore e Kievit.