Albright “qetëson” Rusinë

Kryesuesja e komisionit, i cili është duke e hartuar doktrinën e re të NATO-s, theksoi sot se Rusia nuk ka nevojë të frikësohet nga zgjerimi i aleancës në lindje.
Ish-Sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, e cila vitin e kaluar u emërua si kryesuese e Komisionit, i cili është duke hartuar strategjinë e re të NATO-s, theksoi se Rusia nuk ka nevojë të frikësohet nga NATO-ja.
“NATO-ja ka qenë një aleancë kundër Bashkimit Sovjetik, por tani Bashkimi Sovjetik nuk ekziston më. NATO-ja është një aleancë e re, e cila nuk është kundër Rusisë, është një aleancë, e cila mirëpret shtetet, të cilat dëshirojnë të anëtarësohen në të”, theksoi Albright, duke reaguar ndaj doktrinës së re të Rusisë, në të cilën aleanca vlerësohet si një kërcënim për Moskën.
Marrëdhëniet e Rusisë me NATO-n kanë qenë mjaft të tendosura gjatë viteve të kaluara, për shkak të zgjerimit të aleancës kah lindje dhe për shkak të ambicieve të Ukrainës dhe Gjeorgjisë për t’u anëtarësuar në NATO.