E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungon uji në zonën pranë kopshtit zoologjik

Shqetësimi

Mungesën e ujit të rrjedhshëm në tubacione, për kryerjen e nevojave të përditshme familjare, banorët e zonës pranë kopshtit zoologjik e vuajnë prej muajsh të tërë. Pavarësisht kërkesave të ripërsëritura për ujësjellësin e Tiranës, sërish, këta banorë nuk kanë mundur që ta zgjidhin këtë problem mjaft shqetësues. Ndërkohë që, vetëm një numër i kufizuar i tyre ka mundur që të marrë ujë nga puse nëntokësore të shpuara në mënyrë private.
Vetë banorët e këtij territori, që shtrihet buzë liqenit të Tiranës pohojnë se ndërtimet ende në vazhdim janë një tjetër shqetësim për zgjidhjen e telashit të tyre. Kjo, pasi paraprakisht, autoritetet shtetërore, që të ndërhyjnë për ndërtimin e infrastrukturës së zones, presin zënien e plotë të territoreve të ndërtimit aty. Ndërkaq, ata përpiqen çdo ditë që të gjejnë zgjidhje rrethanore, duke mbushur ujë si të mundin, pa mundur që të shijojnë shtëpitë e ngritura rishtazi.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›