Hungari/ Regjistrohet vdekja e dytë nga virusi A/H1N1
Vdekja e dytë lidhur me virusin e gripit H1N1 u regjistrua sot në Hungari, një burrë 34 vjeç, i cili vuante nga pneumonia, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.
"Për fat të keq konfirmojmë vdekjen e dytë në Hungari lidhur me gripin e ri. Viktima e dytë është një burrë i cili jetonte në perëndim të vendit", njoftoi ministria në faqen e saj zyrtare të internetit.
Autopsia konfirmoi praninë e virusit, analiza epidemiologjike është duke u bërë", përfundoi komunikata.
Ka 205 raste të njohura në Hungari, për të cilat nuk mund të flasim për epidemi", bëri të ditur ministri i Shëndetësisë Tamas Szsekely, duke theksuar se numri i vërtetë i të sëmurëve pritet të jetë më i madh, sepse "nuk shkojnë të gjithë tek mjeku".
Hungaria ka njoftuar në fund të korrikut rastin e parë të vdekjes nga gripi H1N1 pasi autopsia e një burri 41 vjeç i cili vdiq nga pneumonia më 15 korrik zbuloi praninë e virusit.
Vaksinimi i popullsisë hungareze pritet të fillojë së shpejti, sipas ministrisë, që ka porositur dy milionë vaksina, për grupet më të rrezikuara si mjekët, infermierët, fëmijët dhe personat e moshës së tretë.