Ulen çmimet në paketën sportive "Supersport"
Paketa sportive "Supersport" është bërë tashmë akoma dhe më e prekshme për të gjithë të pasionuarit e të gjitha disiplinave sportive, të cilat dhurojnë emocione të mëdha dhe të papërsëritshme. Sikurse është bërë e njohur nga platforma televizive "Digitalb" dhe paketa sportive "Supersport", duke filluar nga data 10 nëntor do ofrojnë mundësinë më ideale për të gjithë abonentët e saj dhe ata që aspirojnë të bëhen pjesëtarë të familjes më të madhe mediatike në vend, me një superofertë fantastike. Kompania ka vendosur t‘ua afrojë abonimin 1-vjeçar në "Supersport" me një çmim akoma edhe më të ulët. Tani, 1 vit abonim i plotë në "Supersport", nga 18 mijë lekë kushton vetëm 14.900 lekë, ndërsa kartat premium nga 28 mijë lekë do të kushtojnë vetëm 25.900 lekë. Kjo superofertë jep mundësinë e papërsëritshme për çdo abonent që të përjetojë drejtpërdrejt momentet më magjike sportive të vitit dhe eventet më elitare të planetit me një çmim sensacional. Një gjë e tillë vjen menjëherë pas marrjes së çmimit të "Cilësisë" nga Komiteti Ndërkombëtar i Përzgjedhjes në Gjenevë, duke u vlerësuar si kompania më e suksesshme mediatike për vitin 2008.