E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana kërkon kualifikimin ndaj Tërbunit

Rikthehet sot Kupa e Shqipërisë. Do të jenë pikërisht ndeshjet e kthimit të turit të parë të kompeticionit të dytë për nga prestigji në futbollin e vendit tonë, ato të cilat do të bëjnë që sot të gjitha skuadrat të ndezin motorët dhe të zbresin në fushë, për të dhënë verdiktin e fundit se kush do të jenë 16 ekipet, të cilat do të mund të kalojnë në turin tjetër. Rezultatet e ndeshjeve të para të këtij turi të edicionit të 57-të Kupës së Shqipërisë nuk kanë dhuruar shumë surpriza. Ekipet e Kategorisë Superiore kanë dominuar me fitore, ku disa prej tyre si: Vllaznia, Shkumbini, Apolonia, Besa, Elbasani, Flamurtari e Partizani, duket se kanë hedhur tashmë një hap të sigurt drejt kualifikimit për në turin tjetër. Për ta, ndeshjet e kthimit, të cilat do t‘i luajnë në fushën e tyre, do të jenë thjesht një formalitet i zyrtarizmit të këtij kualifikimi. Por përjashtimin e vetëm e bën Tirana, e cila në ndeshjet e para bëri surprizën e vetme, duke barazuar 1-1 në Pukë përballë Tërbunit vendas. Në atë takim bardheblutë u paraqitën me shumë të rinj në ekip, pasi trajneri Slishkoviç preferoi të ruante disa prej titullarëve për ndeshjen e radhës në Superiore. Megjithatë, kualifikimi i tyre në takimin e sotëm nuk mendohet se do të jetë i vështirë.

Grupi A

Ndeshjet Vajtje

Shkumbini-Gramozi (2-0)

Vllaznia- Sopoti (4-0)

Teuta-Pogradeci (1-0)

Apolonia-Dajti (3-0)

Besa-Iliria (2-0)

Kastrioti-Luftëtari (1-1)

Dinamo-Albpetrol (1-0)

Skënderbeu-Laçi (1-2)

Grupi B

Elbasani-Tomori (3-1)

Tirana-Tërbuni (1-1)

Flamurtari-Naftëtari (6-1)

Lushnja-Turbina (0-0)

Besëlidhja-Skrapari (2-2)

Partizani-Tepelena (5-1)

Bylis- Bilisht Sport (1-0)

Burreli-Ada (1-1)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›