E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulen te ardhurat nga TVSH bie konsumi ne vend

TIRAN- Ulja e shpenzimeve te konsumatoreve per te blere te mira dhe sherbime cdo dite e me teper rrezikon te kthehet ne nje problem serioz per ekonomine e vendit. Te dhena zyrtare nga institucione te ndryshme po konfirmojne nga muaji ne muaj uljen e shpenzimeve te konsumatoreve duke pasqyruar keshtu renien e aktivitetit ekonomik ne vend.

Te tilla jane te dhenat e Bankes se Shqiperise ne vrojtimin besimit te konsumatorit Instat-i me treguesit e tregtise dhe pakice apo Ministria e Financave me te dhenat e arketimit te Tatimit mbi Vleren e Shtuar. Ulja e dergesave te emigranteve cmimet e larta frika per te ardhmen etj. ben qe konsumatoret shqiptare te jene me te prirur per te kursyer duke ulur keshtu fuqine blerese ne vend.

Te ardhurat

Mbledhja e Tatimit mbi Vleren e Shtuar konsiderohet nje nder treguesit e drejtperdrejte te aktivitetit ekonomik te vendit. Ritmi i realizimit te ketij treguesi nga administrata tatimore dhe doganore pasqyron edhe qarkullimin e mallrave ne vend. Referuar treguesve fiskal te Ministrise se Financave per muajin mars 2011 te ardhurat nga Tatimi mbi Vleren e Shtuar u realizuan me 9.2 miliarde leke kundrejt 10.9 miliarde lekeve qe ishin parashikuar duke arritur nje mosrealizim prej rreth 1.7 miliarde lekesh.

Tatimi mbi Vleren e Shtuar mblidhet nga organet tatimore per aktivitetin brenda vendit ndersa doganat mbledhin ate ne kufi per mallrat qe importohen. Tatimi mbi Vleren e Shtuar vilet ne nivelin e 20 per qind per shumicen e produkteve ne Shqiperi. Nga ky rregull jane perjashtuar ilacet per te cilat ka filluar te paguhet nje tatim prej 10 per qind qe prej diteve te para te ketij viti.

Ne pergjithesi realizimi i te ardhurave nga tatimet dhe doganat paraqitet me tregues pozitiv. Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve publikoi disa dite me pare realizimin e te ardhurave tatimore per tre mujorin e pare te vitit 2011. Mesohet se gjate kesaj periudhe tatimet kane mbledhur 15.1 miliarde leke nga 14.1 qe ishte parashikuar.

Kursimet

Raporti vjetor i Bankes se Shqiperise per vitin 2010 paraqiti nje rritje te ndjeshme te depozitave te qytetareve kundrejt kerkeses per kredi nga ana e bizneseve. Edhe kete tregues BSH e lidhi me prirjen e qytetareve per tu treguar te matur ne shpenzime.

Sipas ketij raporti depozitat e shqiptareve pergjate vitit 2010 kane pesuar nje rritje me 18.5 per qind ose me 123 miliarde leke krahasuar me vitin paraardhes. Vijimi i prirjes rritese te depozitave me afat te individeve krahas rritjes se treguesit te kursimit te perfituar nga vrojtimi i besimit konsumator sugjerojne per vazhdimesine e kujdesit te shtuar te individeve ne shpenzimet e tyre - citohet ne raport.

Nderkaq ulja e shpenzimeve pasqyrohet edhe ne treguesit e tregtise me pakice. Nese pergjate gjashte mujorit te pare te vitit 2010 indeksi i tregtise me pakice sipas INSTAT-it u rrit me 1.6 per qind ne fund te gjashte mujorit te dyte te ketij viti ky tregues u ul ne 0.9 per qind.

I njejti institucion Banka e Shqiperise paraqet nje tjeter tregues qe konfirmon uljen e shpenzimeve te konsumatoreve. Vrojtimi i besimit te konsumatoreve tregoi renie me rreth 3.1 per qind pergjate tre mujorit te pare te vitit 2011. Renia ne besimin e pergjithshem konsumator u ndikua kryesisht nga vleresimi me negativ per situaten e blerjeve ne shuma te medha dhe keqesimi i gjendjes aktuale financiare -citon Banka e Shqiperise.

Ne te njejtin raport paraqiten edhe pritshmerite e konsumatoreve per rritje te metejshme te cmimeve si edhe te papunesise.

Ulen dergesat e emigranteve

Dergesat e emigranteve kane qene nje furnizues i mire i familjeve shqiptare me para te cilat me pas shpenzoheshin per plotesimin e nevojave. Por ato kane pesuar ulje pergjate muajve te fundit duke bere qe vendi te humbase nje burim te rendesishem te furnizimit me valute. Ne vitin 2010 emigrantet derguan ne Shqiperi rreth 91.6 milione euro me pak krahasuar me nje vit me pare.

Mesohet se kjo shume perben rreth 11.7 per qind te totalit te dergesave te emigranteve ne Shqiperi. Ky tregues gjithashtu cilesohet nje tjeter shkak per shkurtimin e shpenzimeve nga konsumatoret.



Te dhena

10.9 mld leke eshte parashikimi per realizimin e te ardhurave nga TVSH-ja per muajin mars

9.2 mld leke jane te ardhurat e realizuara nga administrata tatimore dhe doganore per muajin e shkuar

1.7 mld leke eshte mosrealizimi ne te ardhurat nga Tatimi mbi Vleren e Shtuar

15.1 mld leke jane te ardhurat totale tatimore te realizuara nga tatimet ne muajin mars


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›