Ulet çmimi i naftës, bursa ndërkombëtare dikton çmimin e Albpetrol
Përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, deklaruan në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, se punonjësit e kompanisë shtetërore, Albpetrol, nuk marrin pagat që prej tre muajsh. Deputetët e Komisionit mbështetën aktit normativ, në ligjin për Hidrokarburet, duke konsideruar efektin pozitiv që sjell për të ardhurat e kompanisë, por edhe në buxhetin e shtetit. Deri tani Albpetrol, e tregtonte dhe eksportonte naftën sipas çmimeve të përcaktuara nga qeveria. Ky akt normativ është i përkohshëm deri në privatizimin e kompanisë. Ndërkohë që nafta mori për poshtë të mërkurën, duke u futur në udhë për të shënuar tremujorin e parë me humbje që prej vitit 2008, pasi largimi prej rreziqeve prej frikës së krizës së borxheve të Evropës e anuloi efektin pozitiv të rritjes së kërkesës në SHBA dhe Kinë, dy konsumatorët më të mëdhenj të globit. Stoqet aziatike ranë sot, prej shqetësimit mbi problemin e borxheve të eurozonës. Nafta i shkurtoi humbjet, pasi SHBA deklaruan të martën vonë se uragani Aleks ka shkaktuar ndalimin e një të katërtës së prodhimit amerikan të naftës në Gjirin e Meksikës, si dhe pasi një raport industrial tregoi se depozitat në këtë vend ranë më tepër nga sa pritej javën e kaluar. Nafta bruto amerikane për gushtin ra deri në 61 centë, ndërsa më pas u ngrit, duke u tregtuar me 12 centë rënie në kuotën 75,82 dollarë për fuçi. Nafta Brent e Londrës ra 29 centë dhe u tregtua me 75,15 dollarë për fuçi. Çmimet kanë rënë gati 10 për qind nga fundi i marsit, rënia e parë tremujore kjo që prej periudhës tetor-dhjetor 2008. Forcimi i dollarit këtë tremujor i gërreu këtë tremujor fuqitë blerëse për ekonomitë në zhvillim. Stuhia tropikale Aleksa u shndërrua në uragan në Gjirin e Meksikës pasditen e së martës, por po lëviz në veri të impianteve meksikane të naftës dhe larg jugperëndimit të fushave amerikane, duke lehtësuar shqetësimet për ndërprerje të furnizimeve. Depozitat amerikane të naftës ranë 3,4 milion fuçi javën e kaluar, tregoi të martën raporti i grupit industrial Instituti Amerikan i Naftës, API. Edhe stoqet e benzinës ranë, por distilatet u rritën, të gjitha këto mbi parashikimet e analistëve.