E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulet çmimi i naftës

 

Çmimi i arit të zi në bursat ndërkombëtare ka pësuar ulje. Sipas mediave të huaja, çmimi i naftës në bursën e Nju Jorkut arriti dje në 108.70 dollarë për fuçi, 6.76 dollarë më pak sesa të premten. Çmimi i naftës në bursën e Londrës u ul dje, duke shkuar në 107.51 dollarë për fuçi. Rënia më e fundit e çmimeve të naftës vjen në prag të takimit të ministrave të naftës të Organizatës së Vendeve eksportuese të Naftës, që do të mbahet më 9 shtator në Vjenë. Gjatë këtij takimi, OPEK pritet të marrë vendim për të shtuar prodhimin ditor të sasive emergjente të naftës. Por, ndërsa çmimi i arit të zi në bursat ndërkombëtare vazhdon të ulet çdo ditë e më shumë, në tregun vendas çmimi i karburanteve nuk ka pësuar ulje. E kundërta ndodh kur çmimi i karburanteve pëson rritje, tregtarët nuk hezitojnë që të rrisin çmimin e shitjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›