Kapllani do një gol kundër Suedisë
Edmond Kapllani, sulmuesi që mban edhe rekordin shqiptar për nga numri i golave brenda një edicioni kualifikues me 5 të tillë, është futbollisti që ka shënuar rregullisht në ndeshjet e fundit. “Është normale që nga mua të priten gola, sepse nuk mund të kënaqem vetëm me një të tillë në miqësoren e fundit (kundër Lihteshtejnit). Të paktën kështu jam unë. Gjithsesi, e rëndësishme është që të bëjmë një paraqitje të mirë për ekipin ashtu dhe për tifozët. Do të doja të shënoja edhe kundër Suedisë. Të gjithë duam të marrim një rezultat pozitiv dhe nuk mund ta fsheh dëshirën se do të doja të isha protagonist në këtë ndeshje, - tha Kapllani. - A i ndruhemi Ibrahimvoçit? Është normale që ekziston një ndjenjë e tillë. Përveç kësaj Suedia është një ekip me eksperiencë më të madhe ndërkombëtare”.