E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha kërkon të bindë Ari Hanin

 

Besart Berisha është rikthyer në Kombëtare pas më shumë se një viti, pas dëmtimit të rëndë në gju në miqësoren kundër Maltës (3-0), të zhvilluar më 20 gusht 2007, ku edhe shënoi një nga tre golat. “Jam shumë i lumtur, që kthehem në Kombëtare. Është gati një vit, që kam munguar. Më ka marrë edhe pak malli. Tashmë jam gati dhe për Kombëtaren - ka thënë sulmuesi 23-vjeçar. - A do të luaj? Unë jam si lojtar i ri në Kombëtare, për më tepër që dhe trajneri është i ri e nuk i njoh ende vlerësimet e Ari Hanit. Unë jam gati për të qenë në fushë”. Ndërkaq, Debatik Curri ka thënë se Ibrahimoviç nuk e tremb. “Suedia ekip i fortë, por edhe ne jemi skuadër e mirë dhe në fushën tonë kemi treguar se mund të përballojmë çdo kundërshtar. Ibrahimoviç? Jam përballur me shumë kundërshtarë të nivelit të lartë dhe ai nuk më tremb”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›