E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulet flamuri amerikan në Irak, merr fund lufta 9-vjeçare

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta, tha para forcave të fundi amerikane në Irak se lufta kishte qenë e kushtueshme si me gjak ashtu edhe me dollarë.

Shumica e 5 500 trupave të fundit amerikane e kanë lënë tashmë Irakun, teksa sigurinë e mbajnë autoritetet irakiane. Presidenti amerikan, Barak Obama, i cili erdhi në zyrë me zotimin se do t’i kthente trupat në shtëpi, tha të mërkurën se SHBA-të lanë pas një Irak “sovran, të qëndrueshëm dhe të pavarur”.

Gjatë luftës 9-vjeçare kanë humbur jetën më shumë se 100 mijë irakianë dhe rreth 4500 ushtarë amerikanë.

Kjo luftë i ka kushtuar SHBA-ve plot një trilion dollarë.

Republikanët e kanë kritikuar tërheqjen nga Iraku të shqetësuar për stabilitetin e vendit, por shumica e amerikanëve e mbështesin lëvizjen e Obamës.

Gjatë një fjalimi para trupave të sapokthyer nga Iraku, Obama tha në Karolinën e Veriut se  amerikanët po tërhiqeshin nga Iraku “me kokën lart”.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-15 12:03
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›