Zhvlerësim tjetër për Greqinë

Greqia ka marrë një tjetër zhvlerësim të agjencisë Moody`s.
Agjencia ndërkombëtare, që vlerëson aftësinë e shteteve për të kthyer borxhet, ka zhvlerësuar Greqinë në nivelin më të ulët, C.
Agjencia ka thënë se rreziku i moskthimit të borxheve mbetet tepër i lartë.
Moody`s vlerëson me notën C, ata borxhlinj që i konsideron se janë futur në falimentim.
Kjo agjenci jep 21 vlerësimë, nga më e mira “Aaa” deri te më e keqja, “C”.