E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet kontrolli në administratë, KLSH-ILDKP do të shkëmbejnë të dhënat

E. Senja

Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe ILDKP-ja do të punojnë së bashku në hartimin e një baze të dhënash me qëllim rritjen e kontrollit dhe verifikimin e rasteve të korrupsionit në administratën publike. Marrëveshja u nënshkrua dje nga drejtuesit përkatës, Bujar Leskaj dhe Adriatik Llalla. sot po formalizojmë një marrëveshje, e cila tashmë ka nisur të aplikohet në praktikë.

Mendojmë se ka çështje konkrete që kanë nevojë për kontroll ndërinstitucional, me qëllim efikasitetin në luftën kundër konfliktit të interesave e fshehjes së pasurisë dhe, në përgjithësi, kundër veprimeve abuzive të zyrtarëve me pushtetin publik, – tha Leskaj. Kreu i ILDKP-së, e cilësoi Marrëveshjen si një moment shumë të rëndësishëm në aktivitetin ndërinstitucional.

Do të krijohen lehtësira të mëdha për shkëmbimin e informacionit në një kohë shumë të shpejtë, e cila do të shoqërohet me efikasitet të lartë dhe forcë goditëse më të madhe, – tha ai.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›