Topalli, mesazh urimi për zgjedhjet
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i dërgoi dje një mesazh urimi Presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Barak Obama, me rastin e fitores së tij në zgjedhjet e 4 nëntorit. "Sot është një ditë historike për popullin amerikan. Amerikanët bënë zgjedhjen e tyre për liderin të cilit i besojnë. Duke votuar Barak Obamën, amerikanët bënë botën mbarë të ndjejë dhe të kuptojë përjetësimin e mesazhit të të madhit Martin Luter King: "Unë kam një ëndërr!", theksoi Topalli. Sipas saj, ky është mesazhi nga kombi lider që beson dhe punon për vlerat reale e universale të lirisë e demokracisë.