Thaçi: Kosova është mike e SHBA-ve
"Republika e Kosovës është mike dhe partner i madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës". Me këto fjalë iu drejtua dje Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një telegram urimi Presidentit të SHBA-ve, Barak Obama. "Ne vlerësojmë lart mbështetjen e madhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë popullit të Kosovës në rrugën tonë drejt shtetit të pavarur dhe demokratik. 17 shkurti 2008 paraqet ndryshim për Kosovën, që shënoi fundin e përpjekjeve tona të gjata për liri dhe pavarësi", shkruan Thaçi. "Z. President i Zgjedhur, gjatë përpjekjeve tuaja për të mirën e Amerikës dhe të botës, Kosova do të jetë gjithmonë partner i juaji në realizimin e qëllimeve të paqes dhe të demokracisë për të gjithë", premton Thaçi.