E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Urimet më të përzemërta

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, uroi në mënyrë të përzemërt senatorin Barak Obama për zgjedhjen e tij President i SHBA-ve. "Është verdikt i qytetarëve amerikanë, i cili ka pasuar një proces të jashtëzakonshëm demokratik, një fushatë dinjitoze dhe historike në këtë garë demokratike", vlerësoi ai. Sejdiu çmoi jashtëzakonisht shumë rolin që kanë pasur, kanë dhe do të kenë SHBA-të për Kosovën. "Për ne është shumë me rëndësi që të gjitha administratat e gjertanishme, edhe këto në vazhdim, kanë pasur përkushtim të thellë që Kosovën ta ndihmojnë, në radhë të parë lirinë njerëzore dhe lirinë e popullit të saj", theksoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›