E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulet me 5 lekë çmimi i karburanteve

 

Ulet me pesë lekë çmimi i karburanteve në vend. Nafta e cilësisë së parë, eurodizeli është barazuar me benzinën, duke u shitur me 109 lekë për litër, ndërsa nafta e cilësisë së dobët ose ndryshe D2 tregtohet me 103 lekë për litër. Rënia e çmimeve në tregun tonë pason uljen e ndjeshme të kuotave të naftës në bursa. Në tregjet financiare ndërkombëtare, ari i zi është kuotuar me 33.8 dollarë për fuçi. Dy janë faktorët që ndikojnë në çmimin e karburanteve, i pari ka të bëjë me çmimin e arit të zi në bursat ndërkombëtare dhe i dyti janë taksat. Aktualisht kuotimi i arit të zi në bursat ndërkombëtare ka pësuar rënie të ndjeshme, gati 75 për qind më pak se disa muaj më parë. Shkak për këtë është kriza globale financiare. Kjo do të thotë se kjo rënie drastike e çmimit të karburanteve duhet të reflektohet edhe në tregun vendas, duke qenë se mbi 85 për qind e kërkesave për karburant plotësohet nga importi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›